AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Ēfare eshte Lutja?

Lutja ėshtė njė shprehje e komunikimit tonė me Perėndinė. Ai komunikon me ne nėpėrmjet Fjalės dhe Frymės sė Tij dhe ne komunikojmė me tė nėpėrmjet lutjes nė zemrat dhe mendjet tona. 

Qė nga dita e shpėtimit tonė, ne bėhemi pjesė e familjes sė Atit tonė qiellorė dhe fillojmė njė mardhėnje tė re me tė. Si nė ēdo lloj mardhėnjeje tjetėr qė ne kemi me dikė, komunikimi midis tė dyja palėve ėshtė mėse i rėndėsishėm, pasi pa tė, nuk mund tė ketė njė mardhėnje, apo jo? Kjo, nė shumė mėnyra, na ndihmon qė tė kuptojmė sado pak rėndėsinė e komunikimit (lutjes) nė mardhėnjen tonė me Perėndinė, dhe pradaj lutja ėshtė mjeti mė i rėndėsishėm dhe kryesor nė mardhėnjen tonė me Perėndinė.  

Pėrsa na pėrket neve si tė krishterėve; lutja nuk mund tė zėvendėsohet me asgjė tjetėr. Perėndia ka zgjedhur qė tė ketė njė mardhėnje personale me secilin prej nesh, dhe lutja ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme e cila e bėn kėtė mardhėnje tė mundur dhe na lejon ne qė tė rritemi nė besim dhe qė tė jemi tė frytshėm.

Lutja nuk ėshtė thjesht njė pėrgjegjėsi, ajo ėshtė njėkohėsisht njė privilegj pėr ēdo dishepull ( ose ndjekės) tė Perėndisė dhe Birit tė Tij Jezus Krishtit. Ne si dishepuj tė vėrtetė tė Jezusit, kemi mundėsi qė tė vijmė pėrpara Perėndisė dhe tė bashkėbisedojmė me: Mbretin e mbretėrve, dhe njėkohėsisht mikun dhe Atin tonė. Perėndia, i cili ėshtė i Shėnjtė dhe i Gjithė-ditur dėshiron qė tė ketė njė mardhėnje me ne; qė jemi mėkatar dhe tė paditur nė vetėvete.

Pyetja lind: Si duhet tė lutemi? Ne i lutemi Atit nė emrin e Birit tė Tij Jezus dhe  nėpėrmjet mundėsimit tė Frymės sė Shenjtė.

Lutja ka shumė aspekte tė ndryshme. Ajo mund tė jetė njė shprehje e :

  • Shpresės dhe besimit tonė nė Zotin (Isaia 40:31; Psalmi 6:1-10; Psalmi 27:14).
  • Ndėrmjetėsimit dhe ndėrhyrjes pėr tė tjetėr (Ezekieli 22:30; 1 Timoteu 2:1; Isaia 59:16).
  • Kėrkesave tona ndaj Perėndisė pėr gjėrat qė na nevojiten (Mateu 7:7-11).
  • Dėgjesės sonė ndaj Perėndisė (Gjoni 10:27).
  • Qėndresės dhe ngulmimit tonė nė luftė frymore (Efesianėve 6:10-18).
  • Falenderimit tonė ndaj Perėndisė (1 e Thesalonikasve 5:18; 1 e Timoteut 2:1).
  • Lavdeve tė ofruara si flijim (Hebrenjve 13:15).
  • Kėrkesės pėr faljen e mėkateve (1 e Gjonit 1:9; Mateu 6:12).
  • Etj.

Pse duhet qė tė lutemi?

1. Para sė gjithash, Perėndia nė Fjalėn e Tij na ka urdhėruar qė tė lutemi. Urdhėresa pėr tu lutur vjen nga buzėt e psalmistėve (1 e Kronikasve 16:11; Psalmi 105:4), e profetėve (Isaia 55:6; Amosi 5:4,6), e apostujve (Efesianėve 6:17-18; Kolosianėve 4:2; 1 e Thesalonikasve 5:17), dhe nga vetė Zoti Jezus Krisht (Mateu 26:41; Luka 18:1; Gjoni 16:24).

2. Lutja na ndihmon qė tė rritemi nė frymė. Ajo lėshon faljen, forcėn, paqen drejtimin dhe Frymėn e Shenjtė nė jetėt tona.

3. Lutja na lejon qė tė bashkėpunojmė me Perėndinė.

  • Perėndia e ka pėrkushtuar vetėveten qė ti pėrgjigjet lutjes (Luka 11:9-10).
  • Perėndia ėshtė i vullnetshėm qė tė ndryshojė planet e Tij si pėrgjigjje ndaj lutjes (Zanafilla 18:20-32; Eksodi 9-14; 2 e Mbretėrve 20:1-6).
  • Nėpėrmjet lutjes, Mbretėria e Perėndisė mund tė vendoset mė plotėsisht nė tokė (Mateu 6:10).
  • Mundėsitė e lutjes janė tė pafundshme pasi Perėndia tė cilit ne i lutemi nuk ka kufinjė (Romakėve 8:32).
  • Nėpėrmjet lutjes ne arrijmė qė ta njohim Perėndinė mė mirė pėr tė ndėrtuar njė mardhėnje me tė. Sa mė tepėr kohė qė tė kalojmė me tė, akoma mė mirė do ta njohim dhe akoma mė mirė do tė jemi nė gjendje qė ta kuptojmė dhe njohim planet dhe rrugėt (dhe vullnetin) e Tij (Veprat e Apostujve 10:1-21).
  • Lutja i sjell lavdi Perėndisė, Atė (Gjoni 14:13).
  • Ne kemi inkurajimin qė tė lutemi vazhdimisht (1 e Thesalonikasve 5:17).
  • Nėpėrmjet lutjes ne mund tė ndryshojmė rrethanat dhe situatat nė mėnyrė qė ato tė jenė sipas vullnetit dhe zemrės sė Perėndisė (Ezekieli 22:30).
  • Nėpėrmjet lutjes nė mund tė bekojmė tė tjerėt dhe ti shpėtojmė ata (2 e Mbretėrve 4:8-17; 1 e Samuelit 12:19).
  • Qė tė mos lutesh, ėshtė njėsoj si tė mėkatosh (1 e Samuelit 12:23). Kur nuk lutemi ne e dėshtojmė Perėndinė, sepse Ai thotė, ‘kėrkoni’ (Gjoni 14:13-14; Jakobi 1:5-6).
  • Ne duhet qė tė pėrfshihemi nė lutjen ndėrmjetėsuese (Ezekieli 22:30; Isaia 59:16). Kėto lloj lutjesh janė lutje nė tė cilat nė ndėrmjetėsojmė pėrpara Perėndisė pėr dikė ose diēka pėr tė cilėn po lutemi. Ne duhet qė ta marrim shumė seriozisht kohėn kur vijmė pėrpara Perėndisė me nevojat dhe kėrkesat tona, biles edhe tė luftojmė me Perėndinė nė lutje (Zanafilla 32:26).

4. Jezusi e konsideronte lutjen si mė tė rėndėsishme se ushqimi (Mateu 4:2), fjetja (Luka 6:12) dhe shėrbesa (Luka 5:15-16). Ai bėnte kohė pėr tu lutur (Marku1:35; Mateu 14:23; Luka 5:16) dhe lutej veēanėrisht pėrpara marrjes sė vendimeve tė rėndėsishme (Luka 6:12-15). Bibla na mėson qė tani ai ėshtė duke ndėrmjetėsuar nė krahun e djathtė tė Perėndisė pėr ne (Hebrenjve 7:25; Romakėve 8:34).

Njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė unė mėsova kur fillova qė tė mėsoja se si tė lutesha pėr herė tė parė, ishte kjo e vėrtetė: Perėndia ėshtė Ati qiellor dhe miku im dhe si i atillė unė mund tė flas me tė porsi me njė shok. Por kuptohet qė cila do qoftė mėnyra se si ne flasim me miqtė tanė, kjo mėnyrė duhet tė jetė gjithmonė e veshur me respektin qė i takon Perėndisė sė Gjithfuqishėm!

Zoti ju bekoftė…

 

Disa referenca biblike nė lidhje me lutjen

  • Mateu 6:5-18
  • Luka 11:1-13
  • Romakėve 8:26-27
  • Efesianėve 6:18
  • Hebrenjve 10:19-22
  • Filipjanėve 4:6-7
  • Marku 11:22-25
  • 1 e Gjonit 5:14-15

 

Bibliografia

Bob Gordon & David Fardouly. The Foundations of Christian Living. Sovereign World. England, 1988. 

Donald C. Stamps. The Full Life Study Bible. Zondervan Publishing House. Grand Rapids, Michigan, U.S.A.

 


Kthehu tek faqja: Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.