AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Episkopatat

Komunitetet e krishtera tė themeluara nga Apostull Pavli dhe pasuesit e tij, dalėngadalė duke e shtuar numrin e besimtarėve formuan episkopatat. Sipas sistemit administrativ episkopatat e njė krahine, vareshin nga episkopi i qendrės, i cili mbante titullin mitropolit. Duke filluar qė nga shekulli i VI-tė kemi kėto episkopata:

1 - Episkopata e Dioklisė, e Lissusit, e Dekaterės dhe e Drivastit nėn Mitropolinė e Shkodrės.

2 - Episkopatat e Skambės, e Bulidės, e Avlonės, e Amantias, e Lihnidhojt dhe e Listrės nėn Mitropolinė e Durrėsit.

3 - Episkopata e Ulpianėve nėn Mitropolinė e Shkupit.

4 - Episkopatat e Eurisė, Dodonės, Fotiqisė, Anhismojt e Finiqit dhe e Adrianopojės nėn Mitropolinė e Nikopojės. (20)

Kėto Mitropoli vareshin nga kryeqendra e Ilirikumit qė ishte Sirmiumi, i ndėrtuar mbi lumin Savė. Mė vonė nė vitin 441 pas shkatėrrimit tė saj nga hunėt kryeqendra e Ilirikumit u zhvendos nė Selanik. Mitropoliti i Selanikut mbante titullin Kryepiskop dhe varej nga Kisha e Romės. Nė atė kohė Ilirikumi ishte nėn juridiksionin e pjesės perėndimore tė Perandorisė Romake, kėshtu qė edhe kisha e tij varej nga Kisha e Romės.

Nėn mbretėrinė e Justinianit kryeqendra e Ilirikumit u bė Shkupi, tė cilėn e quajti "Justiniana Prima". Provinca e Dardanisė pėrfshinte tokat e Kosovės sė sotme dhe e kishte kryeqendrėn nė Naissus (Nishi i sotėm). Qyteti i dytė me rėndėsi ishte Shkupi, tė cilin Justiniani e quajti Justiniana Prima duke e bėrė qendėr tė prefekturės sė Ilirisė. Qyteti i tretė ishte Ulpiana, (Prishtina e sotme) e cila u quajt Justiniana Sekonda, sepse Justiniani e rindėrtoi atė. Nė vitin 535 nė Dardani u ndėrtua qyteti Justinopolis, pėr nder tė dajės sė Justinianit. Nė provincėn e Prevalitanės bėnte pjesė Shkodra, Dioklea dhe Lissus (Lezha). Epiri i Ri shtrihej qė nga Drini deri nė Vlorė, duke pėrfshirė edhe Elbasanin e Beratin qė nė atė kohė quhej Pulqeriopolis dhe ishte ndėrtuar nga Perandori Theodhos pėr nder tė motrės sė tij Pulqeria. Kryeqendra e Epirit tė Ri ishte Durrėsi, prej nga fillonte Via Egnatia. Qytete tė tjera tė kėsaj province qenė Apolonia (Pojan), Amantia (Plloēė), Bylis (Gradishtė) dhe Aulon (Vlorė). Epiri i Vjetėr shtrihej nga Vjosa deri nė Prevezė me kryeqendėr nė Nikopolis, qė ishte ndėrtuar nga Perandori August. Qytete tė tjera qenė Anchesmus (Saranda), Finiqi dhe Butrinti. Maqedonia Perėndimore kishte si kryeqendėr Heraklen (Manastir) e qytet tjetėr me rėndėsi ishte Lichnidus (Ohri). (21)


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.