AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Kodiku i Purpurte i Beratit dhe Kodiku i Arte

Sigurisht qė mė i rėndėsishmi dhe mė i famshmi prej tyre ėshtė ai qė njihet me emrin “Codex purpureus Beratinus” (Kodiku i purpurt nga Berati). Ky ėshtė njė nga Kodikėt mė tė vjetėr nė tė gjithė botėn (dy tė tjerėt, po tė shek. V-tė dhe VI-tė  pas Krishtit janė nė Rusi). Ai pėrfaqėson njė dorėshkrim (ekzemplar i vetėm origjinal) e pėrbėhet nga 190 fletė pergamenė tė ngjyera nė tė kuqe tė theksuar (tė purpurtė). Kodiku pėrmban dy Ungjij, sipas Markut dhe sipas Matheut. "Kodiku i purpurtė i Beratit" u shkrua nė njė kohė kur ende nuk qenė vendosur se cilėt do tė ishin librat kanonikė tė Dhiatės sė Re, prandaj ky dorėshkrim ka disa shmangie dhe mospėrputhje nga teksti origjinal. Gjithashtu sipas Batiffolit, Ungjilli sipas Matheut ndodhet ndėrmjet faqeve 1-112, ndėrsa faqet qė vijojnė i pėrkasin Ungjillit sipas Markut. Nė kohėn qė e vėzhgoi Batiffoli, kodikut i mungonin rreth 40 faqe. Pėr herė tė parė "Kodiku i Purpurtė i Beratit" pėrmendet nė "Diptikėt e kishės sė Shėn Gjergjit", e cila ndodhej brenda kalasė sė Beratit. Ky kodik ėshtė  shkruar me gėrma argjendi tė tretur, me pėrjashtim tė disa (fjalėve e shprehjeve) qė janė me gėrma tė arta, nė pergamenė. Kodiku daton nė shekullin e VI-tė. Studiuesit shqiptarė, ndonėse nuk kanė pėrfunduar ndonjė vepėr tė thelluar pėr kėtė dorėshkrim, mendojnė se ėshtė shkruar nga murgj vendas. Ka arėsye tė mendohet se ky kodik ėshtė vazhdim i njė tradite tė hershme, kontributit tė iliro-shqiptarėve nė pėrhapjen e Krishterimit. (27)

Prandaj ky kodik merr rėndėsi tė madhe pėr historinė e Krishterimit e pėr historinė e traditės sė shkrimit, pėr faktin se ėshtė ruajtur nė gjendje tė lexueshme pėr 15 shekuj me rradhė.

Kapaku i Kodikut ėshtė metalik e i zbukuruar me figura biblike, ndėrsa teksti ėshtė nė greqishte tė vjetėr. Kodiku ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit. Pėr nga rėndėsia e veēantė qė ka pėr historinė e traditės kulturore tė vendit dhe tė asaj botėrore Kodiku ruhet nė tre forma:

1.  I restauruar me teknologji kineze tė laminimit nė mesin e viteve 70-tė (ēdo fletė vendoset ndėrmjet  dy xhamave, pėr kėtė arsye origjinali njė-vėllimsh ėshtė ndarė nė nėntė vėllime).

2.  I riprodhuar si tekst i shfrytėzueshėm, duke ndjekur analogjikisht origjinalin (nė lėndė, nė kaligrafi, nė stilizimin e gėrmave dhe nė zbukurimet shoqėruese: vinjeto, miniatura, figurina nė njė vėllim.

3.  I riprodhuar nė formėn e maketit nė gjendjen qė ruhej deri para restaurimit – nė pamje tė jashtme identik me origjinalin.

Mund tė themi se Kodiku i purpurtė i Beratit “Codex purpurus Beratinus Ų” bėn pjesė tek variantet mė tė vjetra tė dorėshkrimeve Biblike. Gėrma Ų, tregon radhėn qė ai zė nė vargun e dorėshkrimeve tė lashta Biblike. (28)

Kodiku i Artė

Kodiku i dytė pėr nga rėndėsia dhe vjetėrsia ėshtė ai me emrin “Codex aureus Anthimi” (Kodiku i artė). Ndryshon nga i pari, sepse ky kodik ėshtė shkruar nė pergamen me gėrma ari tė tretur. Si vėllim Kodiku i artė ėshtė mė i madh e pėrmban 413 fletė. Nė tė pėrfshihen tė katėr Ungjijtė (sipas Matheut, Markut, Llukės e Joanit). Ku kodik i takon shek. IX-tė dhe ėshtė i shkruar me gėrma tė njė tipi tė ri, tė rrumbullakėt dhe me bishta, tė quajtur korsiv minuskul. Edhe ky Kodik ėshtė i shkruar nė greqishten e vjetėr. (29)


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.