AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Si u zbuluan Kodiket e Beratit

Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatė vizitės nėpėr kishat e Beratit nė vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikėve tė vjetėr kishtarė. Nga Kodikėt mė tė njohur, pėr tė cilėt na flet Batiffoli ėshtė Codex purpurus Beratius Ų, vepėr e shek. VI-tė si dhe Codex aureus Anthimi qė i pėrket shekullit tė IX-tė.

Por si u bė e mundur qė ky Kodik tė mbėrrinte deri nė ditėt tona?

Atdheu ynė, Shqipėria gjithmonė ka qėnė nė fokusin e pushtimeve nga armiqtė e ndryshėm. Luftrat e panumėrta sillnin gjithnjė me vete pėrndekje e shkatėrrime si edhe grabitjen e vlerave kulturore.

Nė vitin 1356 serbėt dogjėn Beratin, qė ishte njė nga qendrat kryesore tė zhvillimit tė arbėrit dhe tė Kishės Orthodhokse. Pikėrisht nė kėtė situatė tė vėshtirė, meshtari Skuripeqi sė bashku me murgun Theodhulos ngarkuan nė 27  thasė Kodikėt e Shenjtė kishtarė dhe i fshehėn, me qėllim qė kultura Shqiptare tė mos dėmtohej dhe grabitej e qė ky komb tė mos mbetej pa traditė e histori. (30) Gjatė Luftės sė I-rė botėrore austriakėt qė pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij pėrdorėn tė gjitha mjetet, qė nga premtimet joshėse dhe deri tek kėrcėnimet kundėr epitropėve tė kalasė, pėr tė treguar vendin e fshehtė.

Kėshtu qė kėto vepra tė shenjta mbijetuan nė sajė tė njerėzve shpresėtarė e patriotė tė Kishės sonė. Kjo histori e thjeshtė por heroike ėshtė pėrsėritur sa e sa herė nėpėr shekuj, ku tė huaj tė tjerė herė nėn petkun e mikut e herė nėn kėrcėnimin e armėve, u pėrpoqėn t’i grabisin kėto thesare tė popullit tonė. E nė tė gjitha kėto raste, shpresėtaria e popullit orthodhoks i ka dalė pėr zot duke i ruajtur si dritėn e syve kėta libra tė shenjtė, ashtu siē ka ruajtur edhe thesaret e tjera qė pėrbėjnė identitetin tonė kombėtar. (31)

Deri nė pushtimin e Shqipėrisė nga italianėt fashistė, Kodikėt e Beratit u paraqiteshin besimtarėve vetėm njė herė nė vit, nė tė kremten e Shėn Joan Pagėzorit. Mė vonė ata u ruajtėn me fshehtėsi nga kleri dhe epitropėt e kishave tė Beratit. Kodikėt e Beratit janė zbuluar shumė vonė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX-tė. Zbuluesi i tyre ėshtė  psalti i qytetit tė Beratit Nasi Papavli nga lagja Mangalen. Zbulimi i tyre u bė nė kėto rrethana;

Nasi ishte djalė prifti dhe ēdo tė Djelė qė nė moshė tė re, shoqėronte tė atin kur ngjitej nė lagjen kala pėr tė meshuar nė Kishėn e Shėn Trinisė, pėr ta ndihmuar dhe pėr tė mėsuar tė psalė. Kur djali u rrit dhe ishte nė moshė madhore, njė ditė pas meshės, kur kisha ishte e boshatisur nga besimtarėt, i ati e thirri brenda nė Hierore dhe i tha se do t’i tregonte njė sekret tė rėndėsishėm. Ai i tregoi njė kapak pranė Tryezės sė Shenjtė dhe i tha qė ta hiqte. Para syve tė djalit u duk nė errėsirė njė gropė e thellė. Aty i tha i ati, janė fshehur dy libra me vlerė tė madhe, tė cilėt tė huajt janė pėrpjekur t’i shtien nė dorė.

Pasi i ati vdiq Nasi mori rrugėn e kurbetit, shkoi nė Amerikė pėr tė siguruar jetėn e familjes. Pas shumė vjetėsh u kthye nė atdhe. Thonė se amanetin se tret dheu dhe Nasit i rėndonte shumė amaneti i tė atit, por nuk shihte asnjė rrugėdalje. Nė vitin 1939 Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste dhe italianėt nisėn tė interesoheshin pėr ato dy libra. Pas ēlirimit tė vendit nė vitin 1956, Nasi u transferua familjarisht nė Tiranė dhe u krijuan kushte pėr ta ndjekur problemin. Megjithatė nuk e pati tė lehtė sepse pėrmbajtja e librave ishte fetare dhe regjimi ishte ateist. Mė nė fund, trokiti nė Institutin e Shkencave ku kėrkoi takim me Prof. Dr. Aleks Budėn, kryetar i kėtij Instituti. Ai e priti,  e dėgjoi me vėmendje dhe i premtoi se do tė interesohej dhe do ta njoftonte. Nė takimin tjetėr Prof. Dr. Aleks Buda i tha se ēėshtjen ja kishte referuar Degės sė Brendshme tė Beratit, kishte shkuar edhe vetė nė Berat, por pėrgjigje nuk kishte marrė.

Siē duket epitropėt e klasės nuk kishin besim tek autoritetet komuniste. Pėsėmbėdhjetė vjet me radhė Nasi, ēdo dy javė shkonte nė Institutin e Shkencave pėr tė marrė ndonjė pėrgjigje. Mė nė fund vėllimet u gjetėn dhe vetėm atėherė Nasi mėsoi se dy librat aq tė kėrkuar nga tė huajt ishin Kodikėt e shekujve tė hershėm me vlerė tė rrallė historike. Por Kodikėt ishin dėmtuar keq nga lagėshtira dhe kishin nevojė tė restauroheshin, prandaj u dėrguan nė Kinė rreth viteve 70-tė. Duart e arta tė artizanėve kinezė i kthyen Kodikėt nė gjėndjen e mėparshme dhe pas disa vitesh iu dorėzuan Arkivit Qendror tė Shtetit ku ndodhen edhe sot, nėn dispozicionin e studiuesve shqiptarė. Dorėzimi i Kodikėve u bė me ceremoni. Nė mbledhje morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė lartė. Ato ditė Prof. Dr. Aleks Buda botoi njė artikull tė gjatė nė gazetėn “Zėri i Popullit” pėr rėndėsinė e Kodikėve tė Beratit,  ku shprehte njėkohėsisht konsideratėn e tij tė  veēantė pėr familjen e Nasi Papapavlit. Kur i biri e falenderoi atė pėr ēka kishte shkruar nė gazetė, Prof. Dr. Aleks Buda iu pėrgjigj: “U ēlirova nga njė barrė e rėndė morale karshi babait tuaj, i cili me njė pėrkushtim, kėmbėngulje dhe durim tė habitshėm nuk reshti sė ardhuri nė Institut ēdo dy javė,  pėr 15 vjet rresht, pėr tė marrė ndonjė pėrgjigje pėr fatin e Kodikėve. (32)

 


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.