Krishterimi
ne Shqiperi:
Periudha e Pare
Periudha
e parė fillon nga vitet apostolike deri nė vitin 731 kur Kisha e
Ilirisė Lindore ishte nėn vartėsinė e Vikarjatit romak tė
Selanikut. Qendra tė mėdha si Salona, Durrėsi, Apolonia, Butrinti,
Nikopoja etj, ishte e pamundur tė mos tėrhiqnin vėmendjen e
misionarėve tė krishterimit. Gjithashtu edhe Via Egnatia, e cila
fillonte nga Durrėsi dhe nėpėrmjet Selanikut tė shpinte nė
Konstandinopojė luajti njė rol vendimtar nė pėrhapjen e shpejtė tė
krishterimit nė trevat e Ilirisė. Via Egnatia me njė gjatėsi rreth
400 km, e ka marrė emrin nga ndėrtuesi i saj, i cili quhej Egnatium.
Ajo fillonte qė nga Durrėsi e Pojani, mė pas kėto dy degė
bashkoheshin diku afėr Elbasanit pėr tė vazhduar nėpėrmjet Ohrit
e Manastirit dhe pėrfundonte nė Selanik. Nė shekullin e IV-tė pas
Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri nė Bizant dhe ishte vazhdimi i
rrugės sė vjetėr romake Via Apia. Kėshtu pėr nga rėndėsia Via
Egnatia bashkonte Perėndimin me Lindjen. Njė udhėtim qė nga Roma pėr
nė Bizant zgjaste rreth 24 ditė.(1)
Krishterimi
nė Shqipėri
Krishterimi
nė Shqipėri i ka fillimet qė nga vitet apostolike d.m.th qė nė
shekullin e parė pas Krishtit. Apostull Pavli gjatė udhėtimeve tė
tij misionare ka predikuar krishterimin nė Iliri. Konkretisht gjatė
udhėtimit tė tretė misionar, qė e filloi nė pranverėn e vitit 53
dhe e pėrfundoi nė verėn e vitit 56 Apostull Pavli qėndroi dy vjet
e gjysėm nė Efes, prej ku u detyrua tė largohej pas njė
kryengritjeje tė paganėve kundėr tij, tė udhėhequr nga argjendari
Dhimitėr. Rrėmuja e krijuar nė Efes e detyroi Apostull Pavlin tė
shkonte nė Maqedoni dhe prej andej nė Iliri. Ky fakt pėrmendet tek
letra drejtuar (Romanėve 15;19). Nga Jerusalemi deri nė Iliri kam
kryer shėrbimin e Krishtit.(2)
Gjatė
udhėtimit nėpėr Iliri Apostull Pavli kaloi nga Apollonia. Kjo vėrtetohet
tek (Veprat e Apostujve 17;1) dhe pasi kishin kaluar nėpėr
Anfipoli dhe nėpėr Apolloni arritėn nė Selanik, ku ishte
sinagogjia e Judejve.
Apostull
Pavli ka kaluar njė dimėr nė Nikopojė. Kjo jepet tek letra dėrguar
(Titit 3;12) Kur tė dėrgoj Arteman ose Tikikun, bėj ēmos pėr tė
ardhur tek unė nė Nikopojė, sepse vendosa tė dimėroj aty.
Nikopoja ishte vend i njohur klimaterik nė Gjirin e Ambrakisė, me
vendndodhje aty ku ėshtė Preveza e sotme. Ishte njė nga qytetet
kryesore tė Epirit dhe lidhej me rrugėn Egnatia nėpėrmjet njė degėzimi
qė kalonte nėpėr Butrint. Me siguri qė Apostull Pavli do tė
kishte pasur miq tė krishterė nė Nikopojė, tė cilėt do ta
strehonin pėr tė dimėruar aty.(3)
Duhet
theksuar se Titi ishte episkop nė Kretė. Ai u thirr prej Apostull
Pavlit nė Nikopojė dhe mė pas do ta gjejmė duke vepruar nė
Dalmaci, me qėllim qė tė vizitonte komunitetet e krishtera tė
krijuara prej tij, ashtu siē i shkruan edhe Timotheut nė letrėn e
dytė. Pėrpiqu tė vish shpejt tek unė, sepse Dhima mė la pasi
deshi kėtė botė dhe iku
nė Selanik, Kreshenci nė Gallati, Titi nė Dalmaci. Me mua ėshtė
vetėm Llukai, merre Markun edhe sille me vete, sepse e kam shumė tė
domosdoshėm pėr shėrbesė (II Tim 4;9-11).
Gjithashtu
tradita thotė se nė Iliri ka predikuar krishterimin edhe Ungjillori
Lluka. Kėtė fakt kaq tė rėndėsishėm e gjejmė tek (Sinaksari i
Madh Volumi 10 data 18).(4)
Tek
Ungjilli pas Llukait (10;1) tregohet se Krishti kishte 70 dishepuj.
pastaj Zoti caktoi shtatėdhjetė tė tjerė dhe i nisi dy nga dy pėrpara
tij nė ēdo qytet dhe vend ku Ai do tė shkonte. Njė prej 70
dishepujve tė Krishtit ishte edhe Shėn Qesari, tė cilin Apostull
Pavli e vendosi si episkop tė parė tė Durrėsit. Komuniteti i
krishterė i Durrėsit nė vitet
58 pas Krishtit ka patur rreth 70 familje tė krishtera.(5) Kėtė
fakt na e jep Farlati nė veprėn e tij Illiricum Sacrum.
Nė
njė dorėshkrim tė vjetėr qė gjendet
nė biblotekėn e Kishės sė Jeruzalemit pėrmendet Shėn
Qesari si episkop i parė i komunitetit tė krishterė tė Durrėsit.(6)
Shėn Qesari mė vonė do tė fronėzohej episkop i Koronės nė
Peleoponez, pasi dorėzoi nė Durrės, pasardhėsin e tij Shėn Astin,
i cili e drejtoi Kishėn e Durrėsit nė kohėn e perandorit Trajan
(98-117).
Gjatė
pėrndjekjes sė shpallur kundėr tė krishterėve nga Trajani Shėn
Asti u martirizua prej qeveritarit tė atėhershėm tė Durrėsit
Agrikola. Njė ditė tė nxehtė tė korrikut Shėn Astin e zhveshėn
lakuriq duke i lyer trupin me mjaltė dhe e varėn nė njė pemė, ku
dorėzoi shpirtin tek Perėndia i pickuar nga bletėt edhe grerat.
Pastaj lipsanin e tij e morėn
tė krishterėt dhe e varrosėn. Mė vonė mbi varrin e tij u ngrit njė
Kishė e madhe katedrale dhe Shėn Asti u shpall mbrojtės i qytetit tė
Durrėsit. Kisha jonė e pėrkujton dhe e nderon kėtė martir mė 6
Korrik.(7)
Nė
ditėn e martirizimit tė Shėn Astit, kishin ardhur nga Italia me njė
anije edhe shtatė tė krishterė. Ata qenė larguar nga vendi i tyre
pėr ti shpėtuar persekutimit ndaj tė krishterėve qė kishte
filluar Perandori Trajan. Kur panė qėndrimin burrėror tė Shėn
Astit, deklaruan haptazi qė ishin tė krishterė. Atėherė Agrikola
urdhėroi qė tė mbyteshin nė det. Emrat e tyre qenė; Peregrini,
Lukjani, Pompeu, Heziku, Papia, Staurnini dhe Germani. Tė shtatė i
mbytėn nė detin Adriatik duke marrė kėshtu kurorėn e lavdishme tė
martirit.(8)