AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Prologu dhe Hyrja

Prologu

Kisha pėrfaqėson institucionin mė me prestigj dhe mė autoritar nė botė. Krishterimi nė tėrėsi duke qenė nė vetvete njė tėrėsi vlerash historike, ėshtė diēka me shumė rėndėsi eksplorimi i kėtij substrati i cili i ka rrėnjėt 2000 vjet mė parė, qysh nė ditėn simbol tė lindjes sė Krishtit, ose nė kufi tė dy epokave tė qytetėrimit njerėzor. Qė nga kjo kohė, Kisha u bė protagonistja kryesore nė lėvizjen historike botėrore. Historia e Krishterimit pėrbėn njė nevojė imediate sidomos pėr tė gjithė popujt e vjetėr tė Evropės, pasi Krishterimi ėshtė tabani i qytetėrimit evropian. Pėr mė tepėr, studimi i historisė sė Krishterimit pėr popullin shqiptar, i cili e ka marrė kėtė fe qė nė shekullin e parė, pra qysh nė kohėrat apostolike prej Apostujve tė Kombeve, ēėshtja tejkalon partikularizmin kombėtar dhe pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė Krishterimit tashmė nė njė plan mė tė gjerė evropian. Pikėrisht, pėr kėtė arsye, ėshtė tepėr e rėndėsishme edhe njohja me kėtė histori. I zhvilluar nė njė plan tė gjerė social, nėse do t’ju referoheshim diakronikisht qysh prej fillesave tė saj  situatave tė cilat e pėrbėjnė, do tė shohim se brenda kėsaj hisorie ruhen fakte tė rėndėsishme historike pėr historinė e kombit tonė, tė cilat flasin pėr vlera tė mėdha, qė kanė njė rėndėsi tė madhe sidomos pėr pozicionimin koherent nė botėn e vlerave. Memorja e historisė kishtare ruan brenda saj situata tė pakundėrshtueshme tė njė tė kaluare historike e cila kontribuon nė mėnyrė tė veēantė nė pasurimin e konceptit historik tė popullit tonė. Nė librin e “Historisė sė Krishterimit” teologu dhe studiuesi i zellshėm z. Andrea Llukani, ka ditur tė pasqyrojė me njė vėrtetėsi historike zanafillėn e historisė kishtare e cila siē e thamė pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar. Duke kaluar nėpėr shekuj dhe duke ilustruar nė mėnyrė tė detajuar faktet e njėpasnjėshme historike, tė cilat derivojnė brenda kuadrit tė njė strukture teologjike do tė nxirrnim si konkluzion, se nė periudha tė caktuara kohore, zhvillimi i kėtyre faktorėve dhe kontributet e tyre nė fushėn e Krishterimit, nė pėrgjithėsi pėrputhen nė mėnyrė tė plotė me forcėn e karakterit dhe humanizmin e njė populli tė vogėl, por tė lashtė dhe fisnik.

Dr. Dion Tushi

 

Hyrja

Historia ėshtė shkenca, e cila studion nė mėnyrė kritike dhe paraqet nė mėnyrė sistematike, zhvillimin e shoqėrisė njerėzore gjatė shekujve. Ajo ėshtė tėrėsia e fakteve dhe ngjarjeve qė karakterizojnė jetėn e gjithė njerėzimit. Por ajo mund tė ketė vetėm njė subjekt tė caktuar, siē ėshtė nė rastin tonė, Historia e Krishterimit nė Shqipėri. Misioni i kėsaj historie ėshtė tė na tregojė pėr jetėn, aktivitetin si dhe kontradiktat qė ka hasur krishterimi gjatė shekujve duke pasur si qėllim tė pėrshkruajė ecurinė e kishės sė krishterė, qė nga vitet apostolike dhe deri mė sot.

Periudhat kryesore tė Historisė sė Krishterimit nė Shqipėri janė:

Periudha e parė qė fillon nga vitet apostolike dhe pėrfundon nė vitin 731, nė kohėn kur Kisha e Ilirisė Lindore ishte nėn vartėsinė e Vikarjatit romak tė Selanikut.

Periudha e dytė qė fillon nga vitet 731 dhe vazhdon deri nė fillimet e shekullit tė XI-tė, kur Kisha e Ilirisė Lindore ishte nėn juridiksionin e Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės.

Periudha e tretė fillon nga shekulli i XI-tė deri nė vitin 1767, kur episkopatat mė tė shumta vareshin nga Kryepiskopata e Ohrit.

Periudha e katėrt i pėrket viteve 1767 deri nė vitin 1937 me shpalljen e autoqefalisė dhe vartėsinė nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojės.

Periudha e pestė qė fillon nga viti 1937 dhe vazhdon deri nė ditėt tona.

 

Shėnim: Nė kėto faqe ne do tė publikojmė vetėm Periudhėn e parė.


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.