AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Inkurajuesi – vol. 1

Zoti i kėsaj bote

Bibla thotė tek 2 Korintasve 4:3,4 ”Dhe, nė qoftė se ungjilli ynė ėshtė ende i mbuluar me vel, ai ėshtė i mbuluar pėr ata qė humbin, tė cilėve perėndia i kėtij shekulli ua verboi mendjet e atyre qė nuk besojnė, qė drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit, qė ėshtė shėmbėllimi i Perėndisė, tė mos ndriēojė tek ata.”  Njė version tjetėr: ”Ungjilli i Jezus Krishtit nuk ėshtė i fshehur pėr ne, tė cilėt besojmė nė tė, por pėr ata qė janė tė humbur. Ata nuk munden qė tė shohin pėr arsye se zoti i kėsaj toke, Satani, i ka verbuar ata nga drita e sė vėrtetės. Deri atėherė, kur tė vijnė koha qė fuqia e Perėndisė tė depėrtojė nė erėsirėn e tyre, ata kurrė nuk do tė kenė shpėtim.” Por ne kemi njė shėrbesė e cila mundet qė ti arrijė ata qė janė tė humbur. Ėshtė e njėjta shėrbesė qė iu dha edhe Apostullit Pal kur ai iu drejtua jo-hebrenjve.

Shėrbesa e Palit

Nė librin e Veprave tė Apostujve tek kapitulli 26 vargjet 15-18, ne vėrejmė Palin i cili po i tregon mbret Agripės pėr takimin qė ai pati me Jezusin. Nė kėtė takim Jezusi e angazhoi Palin me misionin qė tė shkonte tek tė humburit, qė:

  • t'u ēelte sytė

  • dhe ti kthente ata nga errėsira nė dritė

  • nga pushteti i Satanit pėr te Perėndia

  • qė ata tė mund tė merrnin faljen e mėkateve

  • dhe qė tė merrnin trashėgimi sėbashku me ata qė janė tė shenjtėruar me anė tė besimit nė Jezusin

Perėndia na ka dhėnė tė njėjtin mision edhe neve sot. Ne Duhet qė tė jemi Apostujt e Tij, tė dėrguar nė emrin e Tij. Ne duhet qė tė sjellim dritėn e Jezus Krishtit tek kjo botė e humbur dhe nė errėsirė. Ti duhet qė t'u dėshmosh atyre qė janė humbur me bindje, ”sepse mė i madh ėshtė ai qė banon ne ju se sa ai qė ėshtė nė botė.” Perėndia u shėrben njerėzve tė humbur kur do qė Ai tė dėshirojė dhe si tė dojė, fuqia e tij nuk ka kufinj.

Njė dėshmitar i kohės moderne

Bill Brait (Bill Bright) ėshtė themeluesi dhe presidenti i njė shėrbese mbarė botėrore qė quhet Campus Crusade for Christ. Nė librin e tij tė titulluar "Perėndia – Zbulo karakterin e Tij," ai shkruan …"ne kemi pregatitur me miliona besimtarė nė tė gjithė botėn qė tė mund tė ndajnė Krishtin me cilindo qė do ti ndėgjojė, duke qėne nėn ndikimin e fuqisė sė Frymės sė Shenjtė, dhe duke ia lėne rezultatet Zotit.” faqja.58

Idera pėr ndarjen e ungjillit:

  • Lutu qė Perėndia tė tė japi dhembshuri pėr njerėzit e humbur qė tė rrethojnė.
  • Kėrkoi Perėndisė qė tė tė japi mundėsi pėr tė ndarė ungjillin, dhe aftėsi pėr ta bėrė kėtė gjė.
  • Mendohu se si do tė ishte jeta jote pa Jezusin.

Mbani mend: "Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t'i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falenderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet Tij." (Kolosianėve 3:17)

 

Autori: Nathan Werking

Pėrktheu: Marient Dimushi
Redaktoi: Elvis Plaku

Shėnim: Ky artikull ėshtė marrė nga njė bulletin qė publikohet nė Dallas, Texas si pjesė e shėrbesės sė kishės Resurrection Center.

 

 


Kthehu tek faqja: Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.