AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Inkurajuesi – vol. 3

Nga Zjarri!

Tek letra e apostullit Judė 22-23 thuhet, ”Dhe kini dhembshuri pėr njėri duke pėrdorur dallim. Por shpėtojini tė tjerėt me druajtje, duke ia rrėmbyer zjarrit, dhe duke urryer edhe rrobėn e ndotur nga mishi”. Ėshtė thirja e jetėve tona qė tė ndjekim shembullin e Zotit tonė Jezus, dhe tė ndihmojmė nė shpėtimin e atyre tė cilėt janė tė humbur nė errėsirėn e kėsaj bote tė errėt. Pjetri nė letrėn e tij tė parė 3:15 thotė, ”Madje shenjtėroni Zotin Perėndinė nė Zemrat tuaja dhe jini gjithnjė gati pėr t’u pėrgjigjur nė mbrojtjen tuaj kujtdo qė ju kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju, por me butėsi e me druajtje,…”.

Nėse ne zotėrojmė njė pėrgjigje kundrejt shpresės qė gjėndet brenda nesh, nuk do tė thotė se ne gjithashtu zotėrojmė tė gjitha pėrgjigjet e tjera tė sakta tė tėrė kohėn, ose argumentet mė tė mirė pėr tė kundėrshtuar dhe mbrojtur veten. Duke pasur njė pėrgjigje mbase thjesht do tė thotė qė ne tė ndajmė me tė tjerėt atė ēfarė Perėndia ka bėrė nė jetėt tuaja. Apostulli Pal kur mbrojti autoritetin e shėrbesės sė tij dhe vėrtetėsinė e Ungjillit, tė cilat ishin vėnė nė dyshim nga disa njerėz, pėrdori dy metoda: dėshminė dhe eksperiencėn e tij personale. Nėse ju jeni besimtarė atėherė ju zotėroni atė pėr tė cilėn kjo botė ka nevojė, Jezusin. Ju keni mundėsi dhe pėrgjegjėsi pėr ta lėne Jezusin tė shkėlqejė lavdinė e Tij nėpėrmjet jush, ēdo ditė tė jetės suaj. Mos u ndalni sė dėshmuari pėr Jezusin pėr shkakun e frikės se do tė dėshtoni nė pėrpjekjen tuaj. Lutuni pėr pėrultėsi nė mėnyrė qė ta bėni Atė tė njohur.

Dėrgona o Zot!

Perėndia Ati ynė ėshtė Zoti i tė korrave, lutjuni pra Zotit tė tė korrave, tė dėrgojė punėtorė nė tė korrat e Tij. Problemi nuk qėndron tek sasia e tė korrave, por tek mungesa e punėtorėve. Ne si shėrbyes tė Ungjillit duhet qė tė lutemi pėr shumimin e punėtorėve tė cilė do tė shkojnė tek tė korrat. Shumė herė ne mendojmė qė filani apo fistekja - vėlla apo motėr, janė ata tė cilėt janė thirur pėr tė bėrė filan punė. Por, pėrsa i pėrket vetes suaj! A nuk jeni edhe ju tė thirrur? Shumė vetave kjo punė iu duket e pabėshme dhe ankohen se puna ėshtė tepėr e madhe. “Pėrse tė pėrpiqem, kur e di qė kjo punė kurrė s’ka pėr tu pėrfunduar,” thonė ata. Por kjo nuk ėshtė njė punė e pa mundur, sepse Perėndia na ka thėnė qė tė shkojmė dhe tė bėjmė dishepuj nga tė tė gjithė kombet. Ai nuk do tė na urdhėronte qė tė bėjmė diēka pa na dhėnė qė mė parė aftėsitė pėr tė pėr ta realizuar kėtė qėllim. Ne jemi njerėzit qė Perėndia i ka zgjedhur pėr tė ungjillizuar tė gjithė botėn. Ne nuk kemi kohė pėr tu grindur dhe pėr tu ankuar. Zoti po na thėret pėr tė shėrbyer nė tė fushėn e Tij tė korrjeve. Ne duhet qė tė shkojmė pa marrė parasysh interesat tona personale. Asgjė tjetėr nuk duhet qė tė ketė favor para pėrmbushjes sė Porososė sė madhe. Jetėt tona janė lėndė qė i shėrbejnė urdhėrimit tė Perėndisė sė gjithėpushtetshėm. Ėshtė Ai qė na ka thirrur ne, dhe jo ne qė e kemi thirrur atė. Ai ėshtė poēari dhe ne jemi balta. A i pėrket atij tė cilit i ėshtė dhėnė forma ti kėrkojė llogari formėdhėnėsit, pėrse kėshtu apo ashtu? Jo! Ka ardhur koha qė ta marrim indiferencėn tone dhe ta hedhim nga dritarja. Kemi punė e cila duhet bėrė, dhe Perėndia tė ka zgjedhur ty si ndėrmarės tė kėsaj pune.

Humbe vetveten-Dorėzohu!

Nė shikim tė pare kėto fjalė duken paksa tė ashpra. Por nėse ne ndonjėherė do tė dėshirojmė ta ndjekim Perėndinė nė mėnyrėn qė Ai na kėrkon, atėherė kjo ėshtė me saktėsi ajo ēfarė ne duhet tė bėjmė. Jim Elliot, misionar I mirėnjohur, i cili e dha jetėn e tij pėr indjanėt Auca, shkruan nė kujtimet e tij, “Ai nuk ėshtė i marrė qė jep diēka tė cilėn nuk mund ruajė pėr tė pėrfituar diēka tė cilėn nuk duhet ta humbasė.” Jimi vdiq nga vetė duart e atyre tė cilėt Perėndia ia kishte caktuar qė tė shkonte dhe ti shėrbente. Ne nuk i pėrkasim vetes tone, ne jemi tė blerė me njė ēmim. Dikush tha, ”nuk ėshtė e nevojshme qė ti tė shkosh pertej detit pėr tu bėrė misionar, mjafton qė ti tė shikosh kryqin”. Nėse ti qėndron nė vendin tėnd apo shkon pėrtej deteve, vdekja ndaj vetes tėnde ėshtė e nevojshme. Dorėzohu, humbe veten tėnde pėr qėllimet e Perėndisė. Ne nuk kemi se ēfarė tė humbasim, pėrveē asaj ē’ka na kėrkohet. Gjejeni kėnaqėsinė tuaj kur e dini qė jeta juaj ėshtė e fshehur me Krishtin tek Perėndia. Nėse ne vdesim pėr tė, Ai ka pėr tė na ngritur sėrisht ditėn e fundit. Sot ėshtė dita e shpėtimit. Kini kurajo, sepse Zoti ėshtė me ju. Ai kurrė nuk ka pėr t’ju braktisur apo zhgėnjyer. Ai ėshtė ngritur, shpėrndajeni atė! Mbani mend, ”Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t’i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij”. Kol. 3:17.

 

Autori: Nathan Werking
Pėrktheu
: Marient Dimushi

Shėnim: Ky artikull ėshtė marrė nga njė bulletin qė publikohet nė Dallas, Texas si pjesė e shėrbesės sė kishės Resurrection Center.


Kthehu tek faqja: Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.