AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Inkurajuesi – vol. 4

Ditėt e tua janė tė numuruara!

Davidi thotė tek Psalmi 39:4, “O Zot, bėmė tė njohur fundin tim dhe cila ėshtė masa e ditėve tė mia; vepro nė mėnyrė qė unė tė di sa i brishtė jam”. Psalmi 147:4, 5 thotė, ” Llogarit numrin e yjeve dhe i thėrret tė gjitha sipas emrit tė tyre. I madh ėshtė Zoti ynė, e pamasė ėshtė fuqia e tij dhe e pafund zgjuarėsia e tij.” Psalmi 139:4-6 thotė, ”Sepse, edhe para se tė jetė fjala mbi gojėn time ti, o Zot, e di atė plotėsisht. Ti mė rrethon nga pas dhe pėrpara dhe vė dorėn tėnde mbi mua. Njohja jote ėshtė shumė e mrekullueshme pėr mua, aq e lartė sa unė nuk mund ta arrij.” Tė gjitha kėto shkrime dėshmojnė pėr diturinė dhe njohuritė tė pafund’ta qė ka Perėndia dhe Krijuesi ynė. Me tė vėrtetė, ditėt e jetės sonė janė tė numuruara. Ai na ka vendosur nė kėtė vend, pėr njė kohė tė tillė.

Njė punė e shkurtėr!

Ėshte njė fakt i vėtetė, qė kjo gjeneratė ndodhet mė afėr ardhjes sė Jezusit se ēdo gjeneratė tjetėr nė tė gjithė historinė. Jezusi ėshtė duke ardhur sė shpejti. Njė komentator thotė, ”Kthimi i Jezusit ėshtė pėrmendur mė tepėr se (318) tek Testamenti i Ri se sa tek doktrina tė tjera...” (John Hagee Prophecy Study Bible, p1475). Bibla flet gjithashtu pėr Perėndinė I cili ėshtė duke bėrė njė punė tė shkurtėr nė kėtė tokė. Por ne si besimtarė mund tė na duket sikur Krishti nuk ka pėr tu kthyer pėr shumė kohė. Por e vėrteta ėshtė qė Ai ėshtė afėr, biles tek dera. Tek libri i Romakėve, Pali i flet publikut tė tij pėr atė lloj pune tė cilėn Perėndia ėshtė duke bėre nė botė. Kjo ėshtė ajo qė ai thotė, “...Edhe sikur tė ishte numri i bijve tė Izraelit si rėra e detit, vetėm mbetja e tij do tė shpėtohet, nė fakt ai do ta realizojė vendimin e tij me drejtėsi, sepse Zoti do ta realizojė dhe do ta pėrshpejtojė vendimin e tij mbi tokė``. Romakėve 9:27-28. Ne si besimtarė jemi nė ballė tė historisė. Na ka mbetur vetėm njė kohė e shkurtėr pėr tė punuar pėr Perėndinė. Le tė tė agazohemi nė punėn e Perėndisė, punėn e Shpirtrave.

Njė vdekje e ēmuar

Pėr besimtarėt e pjesės perėndimore tė botės, martirizimi ėshtė diēka e largėt. Ne tė vėrtetė nuk ėshtė diēka tė cilėn ne perėndimorėt jemi mėsuar ta pėrjetojmė. Por Kisha si njė trup i vetėm ėshtė duke vuajtur kudo nė botė. Veēanėrisht nė Kinė ne verejmė njė masakėr jetėsh tė pafajshėme, qė vdesin pėr shkakun e Krishtit. Psalmi 116:15 thotė, ”Ėshtė e ēmueshme nė sytė e Zotit vdekja e tė shenjtėve tė tij”. Filipjanėve 1:21 thotė, ”Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim”. Nėse me tėpėr se 12 teroristė munden qė tė japin jetėn e tyre pėr diēka tė rreme, duke pasur si qėllim shkatėrimin e dy kullave binjake dhe si rrjedhojė dhe me mijėra jetė tė pa fajshme; atėherė sa mė tė gatshėm duhet, qė tė jemi ne tė japim jetėt tona si ”…si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa jonė e mėnēur” (Romakėve 12:1). Sėbashku me to tė njėjtat vargje tek Gjoni 12:24, 25, i thotė Zoti ynė Jezus, ”Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po tė vdesė, jep shumė fryt! Kush e do jetėn e vet do ta humbasė; dhe kush e urren jetėn e vet nė kėtė botė, do ta ruajė pėr jetėn e pėrjetshme. Nėse ne nuk vdesim nė veten tonė, mesazi i Ungjillit nuk ka pėr tu shumuar efektivisht. Por nėse ne e lejojmė Zotin qė tė bėjė punėn e tij brenda dhe nėpėrmjet nesh, ne do tė korrim deri nė fund tė kohės me bollėk. 

Na ndihmo o Zot!

Njė lutje: ”Na ndihmo o Zot tė dimė qė ditėt tona janė tė numuruara nė madhėshtinė tėnde tė pafund. Na ndihmo o Zot tė shohim qė ditėt tona janė tė shkurtra, nė mėnyrė qe ta shpėrndajmė tė vėrtetėn tėnde me urgjencė. Na ndihmo o Zot qė tė vdesim pėr veten tonė nė mėnyrė qė tė japim mė tepėr fruta pėr Mbretėrinė tėnde. Dhe na ndihmo o Zot qė tė lėmė dashurinė tė rritet nė mėnyrė qė ne tė tė njohim ty.”

Autori: Nathan Werking

Pėrktheu: Marient Dimushi
Redaktoi: Elvis Plaku

Shėnim: Ky artikull ėshtė marrė nga njė bulletin qė publikohet nė Dallas, Texas si pjesė e shėrbesės sė kishės Resurrection Center.

 

 


Kthehu tek faqja: Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.