AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Ēfare Besojne Mormonet – Ndryshimet Doktrinore

Ndryshimet Kryesore Midis Mormonizmit dhe Krishterimit

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Autoriteti Hyjnor

Kisha e Mormonėve pėrdor Biblėn dhe Librin e Mormonit si autoritetet e tyre primare (kryesore). Gjithashtu, Mormonėt e pranonjnė librin “Doktrinat dhe Besėlidhjet” dhe “Perla me Vlerė tė Madhe” si hyjnisht autoritare. Kisha e Krishterė pėrdor vetėm Biblėn si autoritetin e saj nga Perėndia. Jozef Smithi (Jozeph Smith) nuk njihet si profet.

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Natyra e Perėndisė

Kisha Mormone e shikon Perėndinė si Qėnien Supreme tė universit, por sipas tyre ai e fitoi kėtė pozitė mbas njė kohe tė gjatė. Pra ai u bė Qėnia Supreme nė mėnyrė graduale duke jetuar njė jetė pėrkryermėrisht tė drejtė. Gjithashtu, Mormonizmi mėson qė Perėndia Atė ka njė trup prej mishi dhe kockash. Kurse kisha e Krishterė e shpall Perėndinė si pėrjetėsisht dhe pambarimisht suprem. Ai ėshtė i njejti sot dhe gjithmonė. Ai ėshtė njė Qėnie frymore.

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Natyra Njerore

Kisha Mormone pohon qė tė gjithė qėniet njerzore ekzistojnė si qėnie frymore pėrpara se tė linden nė botė. Lindja fizike i jep trup kėtyre frymėrave, dhe mundėsinė pėr tė pasur zgjedhjen e vullnetit tė lirė. Bota fizike pėrfaqėson njė periudhė prove. Mėyra se si dikush jeton nė tokė pėrcakton statusin e tij apo tė saj nė jetėn tjetėr. Nėse detyrat e jetės fizike pėrmbushen me njė standart tė pranueshėm, duke pėrfshirė pėrmbushjen e detyrimeve nė tempullin Mormon, ai person mund tė bėhet perėndi nė jetėn tjetėr dhe si rezultat mund tė prodhojė “fėmijė frymor” pėr tė populluar njė planet tė tijin (nė tė njejtėn mėnyrė qė Perėndia populloi tokėn). Kisha e Krishterė mėson qė njerėzit nuk ekzistojnė si frymėra pėrpara se tė linden nė botė. Njerėzit nuk mund tė arrijnė perėndishmėrinė ose tė popullojnė botėra tė tjera me “fėmijė frymorė.”

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Natyra e Jezus Krishtit

Kisha Mormone e shikon Jezusin, Satanin, dhe ne, si vėllezėr frymorė dhe bij tė Perėndisė. Satani dhe Jezusi “luftuan” pėr privilegjin e marrjes sė formės (mishit) njerzore nė mėnyrė qė tė bėheshin shpengues i botės. Jezusi e fitoi betejėn, dhe fryma e Jezusit mori njė trup nėpėrmjet Marisė. Karakteri dhe jeta e Jezusit mund tė fitohet dhe merret nga ēdokush i cili ėshtė nė gjendje qė tė jetojė me njė nivel tė atillė drejtėsie. Kisha e Krishterė mėson qė Jezus Krishti ka ekzistuar pėrjetėsisht si Biri i Perėndisė, “personi” i dytė i Trinisė. Jezusi morri njė trup njerzor rreth 2000 vjet mė parė dhe u lind nė botė nėpėrmjet virgjėreshės Mari. Ai u kryqėzua mbi njė kryq Romak pėr mėkatet tona, dhe u ngrit nga tė vdekurit tre ditė mė vonė pėr tė vendosur hyjninė e Tij.

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Si e Fitojmė Shpėtimin

Kisha Mormone mėson qė Jezus Krishti e mundi vdekjen dhe i garantoi ringjalljen fizike tė gjithė njerzimit. Por, vdekja shpirtėrore mund tė shmanget nėpėrmjet bindjes personale ndaj urdhėresave tė Perėndisė. Falja e mėkateve kėrkon pagėzimin nga njė prift i aprovuar Mormon. Praktika e pagėzimit pėr tė vdekurit ėshtė njė shtesė apo vijim i kėsaj bindje, nė tė cilėn Mormonėt pagėzohen nė vend tė atyre tė cilėt kanė vdekur pa patur njė pagėzim tė duhur. Kisha e Krishterė mėson qė ne nuk jemi nė gjendje qė tė jetojmė njė jetė me drejtėsi e cila pėrmbush standartet e shenjta tė Perėndisė. Prandaj, ne vendosim njė mardhėnie besimi me Perėndinė nė veprėn e Krishtit nė kryq, dhe jo nėpėrmjet veprave tona. Pagėzimi dhe veprat e mira janė akte bindje ndaj Perėndisė, dhe jo mėnyra se si ne fitojmė jetėn e pėrjetshme.

Ēfarė Besojnė Mormonėt: Jeta Pas Vdekjes

Kisha Mormone mėson qė megjithėse ka njė dėnim tė pėrkohshėm pėr ata qė janė mė tė ligėt, Jezus Krishti do tė vendosi njė mbretėri tė re me tre nivele: mbretėria qiellore, mbretėria tokėsore, dhe mbretėria telestiale. Kisha e Krishterė mėson qė ka vetėm dy destinacione tė mundshme pas vdekjes, parajsė ose ferr. Kėto vende janė finale, qoftė nė apektin fizik si dhe atė frymor.

Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja “What Do Mormons Believe – Doctrinal Differences”. http://www.what-do-mormons-believe.com/

Pėrktheu dhe pėrshtati: Elvis Plaku


Kthehu tek faqja: Mormonėt

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.