Historia e Lindjes se Mormonizmit
Kisha e Jezus Krishtit e
Shenjtorėve tė Ditėve tė Fundit nisi nė fillim tė shekullit tė 19-tė
gjatė lėvizjes amerikane tė ringjalljes fetare tė quajtur Zgjimi i
Dytė i Madh. Rreth vitit 1820, sipas tregimit tė atij vetė, kur Jozef
Smith ishte 14 vjeē dhe jetonte me familjen e tij pranė qytetit
Palmira, nė Nju Jork, ai pati njė vizion tė Perėndisė Atė dhe Jezus
Krishtit, qė e informonin atė se nė Tokė nuk ishte kisha e vėrtetė.
Gjatė atyre viteve, Smith punoi nė fermėn e tė atit dhe zhvilloi idetė
e tij fetare, i frymėzuar nga takime tė tjera tė mbinatyrshme. Pas
1827, pėrsėri sipas tij, ai vizitoi ēdo vit njė vend ku ndodhej njė
libėr i shkruar me shkrim hieroglifesh mbi pllaka floriri tė groposura
nė njė kodėr aty pranė; ai thoshte se vendi i librit i ishte treguar
nga njė engjėll. Mė 1830 ai pėrfundoi pėrkthimin e kėtyre pllakave,
nėpėrmjet dhuntisė dhe fuqisė sė Perėndisė, dhe botoi Librin e
Mormonėve, qė ai mendonte se ishte njė tregim fetar i banorėve tė
hershėm tė Amerikės Veriore. Plakat mė pas u zhdukėn; sipas Smithit,
pas pėrkthimit ato u morėn nga njė engjėll. Libri i Mormonėve tregon
historinė e emigrantėve tė hershėm nga Jerusalemi nė Amerikė. Tė
udhėhequr nga profeti Lehi rreth vitit 600 p.e.s. ata u vendosėn nė
Amerikė, u rritėn nė numėr, themeluan njė shoqėri tė qytetėruar, u
ndanė, ndonjėherė u degjeneruan, dhe bėnė njė sėrė luftėrash. Pas
kryqėzimit tė tij, Jezus Krishti iu shfaq nė trupin e tij tė
ringjallur njerėzve tė Botės sė Re. Sidoqoftė, mė shumė sesa thjesht
njė tregim, libri ėshtė i mbushur me mėsime fetare qė theksojnė
veprimin e lirė tė njerėzimit dhe fatin e Amerikės si vendi i
zgjedhur. Nė 6 Prill, 1830, Jozef Smith organizoi Kishėn e Krishtit qė
shpejt u njoh me emrin e tanishėm - Kisha e Jezus Krishtit e
Shenjtorėve tė Ditėve tė Fundit.
Tradicionalisht thuhet se organizata e kishės ėshtė themeluar nė
qytetin Fajet, Nju Jork. Brenda njė viti, nė fillim tė vitit 1831,
qendra lėvizi nė Kirtland (tani Kirtland Hills), Ohajo. Nė pothuaj tė
njėjtėn kohė, u ngrit njė koloni tjetėr Mormone nė Misuri, nė fillim
nė njė zonė rreth qytetit Indipendens, qė ishte pėrcaktuar nga Smithi
si vendi ku do tė kthehej Jezus Krishti. Nė tė dy zonat pati shumė tė
konvertuar. Megjithatė banorėt e mėparshėm tė kėtyre vendeve u
armiqėsuan me Mormonėt, tė cilėt shpejt u pėrballėn me kėrcėnime dhe
mė pas me pėrndjekje tė dhunshme. Mė 1839 Mormonėt filluan tė
largoheshin nga Kirtlandi dhe mė pas edhe nga kolonitė e Misurit dhe u
vendosėn nė brigjet e lumit Misisipi nė Komers, Illinois, zonė tė
cilėn e quajtėn Novu. Feja vazhdoi tė tėrhiqte tė konvertuar tė tjerė,
shumė prej tė cilėve ishin nga Anglia. Qė turmat tė mos i pėrzinin
pėrsėri, Smithi dhe shokėt e tij morėn leje nga legjislatura e
Illinoisit qė tė formonin njė milici lokale, Legjionin Novu, e cila nė
fakt ishte njė ushtri private. Kolonia Novu u rrit duke arritur njė
numėr prej mė shumė se 12,000 banorėsh nė 1845.
Nė fillim tė viteve 1840, armiqėsimi u intensifikua me marrjen e njė
pushteti monarkik nga ana e Smithit dhe sipas fjalėve, qė nė fillim u
mohuan zyrtarisht, por qė mė pas u konfirmuan, se Mormonėt po fillonin
tė praktikonin poligaminė. Nė 1844 Jozef Smithi dhe i vėllai Hirum u
futėn nė burg nė Kartaxh, Illinois, me akuzat e tradhėtisė dhe
komplotit. Mė pas, megjithė premtimin pėr sigurinė e tyre qė u kishte
bėrė guvernatori i Illinoisit ata u vranė nga njė turmė njerėzish.
Sot nė botė janė rreth 11 milionė anėtare tė kėsaj feje nga tė cilėt 5
milion janė nė SHBA.
Pershtati dhe pregatiti
nga Encarta:
Skerdi Hoxha