AlbKristian.com - Faqe të Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Pergjigjje ndaj Pyetjeve

  • Çfare eshte Krishterimi?
    Krishterimi nuk eshte thjesht nje fe ne kuptimin e zakonte te fjales. Krishterimi eshte, dhe duhet qe te jete gjithmone, shprehja direkte e mardhenies tone me Perendine. Kjo mardhenie bazohet ne bindjen dhe dashurine tone me Perendine.
    Ne aspektin filozofik, Krishterimi eshte nje botekuptim i caktuar nepermjet te te cilit ne e shohim boten dhe jeten ne pergjithesi. Pra Krishterimi eshte nje botekuptim I bazuar ne nje mardhenie.
    Gjithashtu lexoni: “Historia e Krishterimit – Besim i Bazuar ne Fakt,” “Historia e Kishes – Bazat” si dhe "Krishterimi - Nje Mardhenie."

  • A eshte besimi i Krishtere i besueshem sipas dokumentave te hershme?
    Per me teper ju lutemi qe te lexoni artikullin Besimi i Krishtere - Dokumentimi i Hershem.

  • A bie Bibla ne kundershtim me shkencen
    Shkenca merret me studimin dhe shpjegimin e dukurive te natyres, kurse teologjia merret me studimin dhe shpjegimin e dukurive mbi-natyrore. Shkenca eshte e kufizuar ne mundesite e saj per te shpjeguar gjithçka qe ndodh ne natyre, dhe per kete arsye ajo nuk eshte plotesisht e justifikuar kur mundohet qe te hedhi poshte mrekullite e Bibles, pasi edhe ajo ka kufizimet dhe kualifikimet e veta. (per me teper lexo artikullin: A i hedh shkenca poshte mrekullite e Bibles?). 

  • Pse e quajti Jezusi veten Bir i Njeriut?
    Per nje pergjigjje me te gjere, lexo artikullin: Nese Jezusi ishte Biri i Perendise, pse e quajti veten Biri i Njeriut?

  • Si munden te Krishteret qe te thone se Jezusi eshte e vetmja rruge per tek Perendia?
    Jezusi u ringjall prej se vdekurish. Kjo ishte nje nga provat kryesore qe theniet e tij ishin te verteta, keshtu qe Ai eshte Perendia, ashtu siç kishte pohuar edhe vete, dhe per kete arsye Ai eshte ne gjendje qe te na sjelli ne nje mardhenie te drejte me Perendine. Lexoje ketu.

  • Si mund te sigurohem qe Bibla eshte me te vertete Fjala e Perendise?
    A eshte Bibla me te vertete Fjala e Perendise? Lexo nje permbledhje te disa prej argumentave kryesore qe deshmojne per kete fakt. Lexoje ketu.

  • A vdiq Jezusi ne kryq?
    Per tu bindur ne lidhje me kete fakt lexo artikull ketu.

  • A ndodhi Ringjallja me te vertete?
    Per nje pergjigje ndaj kesaj pyetje lexo artikullin me te njejtin emer. Lexoje ketu.

  • Kush eshte nje i Krishtere/Kristian?
    Nje i Krishtere ose Kristian eshte ai ose ajo person i cili e ka pranuar premtimin e Perendise per faljen e mekateve dhe jeten e perjeteshme, nepermjet Birit te Tij Jezus Krishtit.

  • Kush eshte nje Dishepull?
    Nje Dishepull eshte ai/ajo i krishtere i cili pasi e ka pranuar Jezus Krishtin si Shpetimtarin e tij, ka vendosur qe ta doje ate me gjithe zemer, mendje, trup dhe force, dhe si rezultat ta ndjeki dhe ti bindet Fjaleve te Tij deri ne fund (Marku 12:30; Gjoni 14:15). Pra, qe te jesh dishepull nuk do te thote qe thjesht te besosh ne Perendine, por qe ta ndjekesh dhe ti bindesh atij me dashuri te plote.

  • Çfare eshte Bibla?
    Bibla eshte nje permbledhje prej 66 librash, qe u shkruajten prej rreth 40 autoreve, ne nje periudhe prej 1500-1600 vjetesh. Por mbi te gjitha, ajo eshte Fjala e Perendise, dhe si e atille ajo eshte manuali (ose standarti) ne baze te se ciles ne si besimtare duhet qe te gjykojne dhe besojne! (Lexo: Çfare eshte Bibla dhe Fakte Unike te Bibles).

  • Kush eshte Jezusi?
    Jezusi eshte Biri i Perendise dhe Perendia vete. Ai eshte Fjala dhe Misherimi i Perendise ne njeri dhe njekohesisht vete Perendia. Ai eshte Personi i dyte ne Trinitet. Keto mesime nuk kane ardhur si rezultat i shpikjeve te te krishtereve nder shekuj, por si rezultat i perpjektjeve te tyre qe ti kuptojne dhe interpretojne drejt mesimet e Fjales se Perendise - Bibles.

  • Çfare eshte Lutja
    Lutja eshte nje shprehje e komunikimit tone me Perendine. Ai komunikon me ne nepermjet Fjales dhe Frymes se Tij dhe ne komunikojme me te nepermjet lutjes ne zemrat dhe mendjet tona. (Lexo: Çfare eshte Lutja?)

  • Çfare eshte Krishterimi?
    Krishterimi nuk eshte nje fe ne kuptimin e ngushte te fjales, pasi mbi gjithçka tjeter, Krishterimi eshte shprehja e mardhenies tone me Perendine! Nga ana tjeter, feja eshte perpjekja e njerezve per te arritur Perendine. Prandaj ne Krishterim, Perendia vjen tek njeriu per ta shpetuar ate. Si rezultat, qe te jesh i krishtere do te thote qe te kesh nje mardhenie personale me Perendine e vertete nepermjet Birit te tij Jezusit. "Sepse asnje nuk vjen tek Ati perveç se nepermjet meje.” Gjoni 14:6 “Sepse Perendia aq shume e deshi boten, saqe dha Birin e Tij te vetem.” Gjoni 3:16
    Gjithashtu lexoni artikullin: Krishterimi - Nje Mardhenie

  • Nganjehere une pyes veten nese ai vertet me do. Po te jete Perendi qe te do, pse ka kaq shume vuajtje e dhimbje ne bote?
    Ne librin e tij te quajtur Bibla, Perendia tregon se mekatet tona jane shkaku i gjithe vuajtjeve dhe dhimbjeve. Eshte e vertete se Perendia ia zbulon dashurine e tij gjithe botes, siç e lexojme ne nje nga vargjet me te permendura te Bibles:Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme (Gjoni 3:16). Kjo perputhet me ate qe thote Bibla ne vargjet e meposhtme:Rruga e te pabesit eshte nje neveri per Zotin: por ai do ate qe ndjek drejtesine (Fjalet e urta 15:9). Sepse Zoti njeh rruget e te drejteve: por rruga e te pabeseve te çon ne shkaterrim (Psalmeve 1:6).

Shenim: Nese keni ndonje pyetje apo koment qe doni te na e dergoni, ju lutemi qe te perdorni 'Formen e Kontaktit' tek faqja: Na Kontaktoni.


Kthehu tek faqja: Pyetje dhe Pergjigjje

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.