AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


Perandoret Ilire

I pari ndėr perandorėt ilirė ėshtė Klaudi (45-54)  i cili kishte lindur nė Dardani (Kosova e sotme). Perandori Klaud filloi t’i pėrndiqte tė krishterėt pėr shkak se ata tė nxitur nga njė Kristos shkaktonin trazira. Historiani Skenton na thotė se nuk kemi tė bėjmė me persekutim tė tė krishterėve, por vetėm me dėbimin e judejve nga Roma. Gjithashtu edhe Ungjillori Lluka tek veprat e Apostujve (18:2) pėrmend se Apostull Pavli nė Korinth “gjeti njė jude qė quhej Akila, i lindur nė Pont, i sapoardhur nga Italia me gruan e tij Prishilėn, sepse Klaudi kishte urdhėruar qė judejtė tė largoheshin nga Roma”. (Veprat e Apostujve 18: 2)

Klaudi II-tė, i cili hipi nė fron nė vitin 286 nė fillim e kishte nisur karrierėn si ushtar i thjeshtė e mė pas u bė komandanti i njė ushtrie tė vendosur nė Pavia. Pasi u bė perandor, Klaudi u shqua nė luftimet me gotėt, tė cilėt i shpartalloi nė Nish. Nga trimėria qė tregoi nė kėtė luftė ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretėrimi i tij zgjati dy vjet derisa vdiq nė tokėn Ilire.

Pas vdekjes sė Klaudit nė fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur nė Sirmium, qė ishte kryeqendra e Panonisė, provincė me shtrirje mjaft tė gjerė dhe e banuar nga ilirė. Aureliani nė fillim kishte qenė ushtar i thjeshtė dhe mė pas u bė kryekomandant i kavalerisė. Gjatė betejave tė pėrgjakshme me armiqtė kishte dalė gjithmonė fitimtar dhe pėr kėtė i kishin dhėnė shumė tituj, por titulli mė i lartė pėr tė do tė ishte "Shpėtimtari i Ilirisė".

Aureliani nė vitet e fundit tė mbretėrisė sė tij nxori njė dekret nė 274 kundėr tė krishterėve. Shkaku i ediktit u bė njė nga kėshilltarėt e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan njė vepėr me 15 volume “Kundėr tė Krishterėve”. Aureliani besonte nė kultin e Mitrės dhe tė hyjnisė sė Diellit. Tė gjithė shtetasit e Perandorisė Romake kanė qenė tė detyruar t`i nėnshtrohen kėtij kulti. Meqėnėse tė krishterėt nuk pranuan, u shpallėn armiq tė shtetit. Gjatė kėsaj pėrndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274) kurse nė Gali u martirizua Peshkopi Reverian e presbiteri Pal. Mirėpo edhe Aureliani vritet pas njė komploti nė vitin 175. Pėrndjekja e Aurelianit ka qenė e shkurtėr dhe mė pak e pėrgjakshme. Aureliani mbretėroi rreth pesė vjet dhe u vra gjatė marshimit tė ushtrisė sė tij nga Bizanti drejt Persisė.

Perandor tjetėr ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur nė Sirmium tė Panonisė. Nė moshėn 44-vjeēare ai u bė perandor dhe mbretėroi pėr rreth gjashtė vjet. Probi u shqua nė luftė kundėr fiseve gjermane, franke e vandale duke i detyruar ata tė largoheshin nga kufijtė e perandorisė. Nė njė ditė vere tė vitit 282, ndėrsa po drejtonte punimet pėr tharjen e kėnetave nė Sirmium, ushtarėt u rebeluan, flakėn lopatat dhe rrokėn armėt duke e vrarė perandorin.

Nė vitin 285 fronin e perandorisė romake do ta zinte Diokliciani (284-305) i cili e kishte origjinėn nga fisi ilir i Diokles (Mali i Zi). Ai kishte qenė komandant i rojeve personale tė perandorit tė mėparshėm. Merita e Dioklicianit ishte ndarja e pushtetit perandorak nė dy Augustė dhe dy Qesarė, ku ēdonjeri prej tyre ishte sundimtar fuqiplotė nė pjesėn e perandorisė qė i takonte. Diokliciani u shpall Augusti Suprem dhe si August tė dytė emėroi Maksimianin, i cili gjithashtu ishte prej gjakut ilirian, ndėrsa dy Qesarėt kishin njė gradė mė poshtė se Augustėt. I pari ishte Konstandi me origjinė nga Dardania (e ėma e tij ishte mbesa e perandorit Klaud). Diokliciani sundoi rreth 21 vjet derisa nė moshėn 59 vjeēare dha dorėheqjen.

Kujdesi pėr unitetin e perandorisė, e shtyu Dioklicianin qė tė organizonte pėrndjekjet ndaj tė krishterėve, tė cilėt nėpėr bashkėsitė e tyre silleshin si tė ishin tė pavarur. Nė fakt deri nė fillim tė shekullit tė IV-tė, Diokliciani nuk sillej keq me tė krishterėt, madje edhe bashkėshortja e tij dhe e bija Valeria ishin tė krishtera. Numri i tė krishterėve rritej gjithmonė e mė shumė dhe nėpėr radhėt e shtresave ushtarake. Por nga fundi i mbretėrimit tė tij, filloi tė ndryshojė qėndrimin ndaj tė krishterėve. E ky ndryshim erdhi nga ndikimi i Galerit prej Heroklitit, njė filizof neo-platonik dhe armik i betuar i tė krishterėve.

Kėshtu Diokliciani, iu kthye problemit tė fesė me qėllim qė tė rivendoste religjionin e lashtė romak. Nė zbatimin e kėtij vendimi ai filloi tė spastronte ushtritė nga tė krishterėt. Nė vitin 299 nė Numidi, njė i krishter, i quajtur Maksimilian nuk donte tė rekrutohej nė ushtri ndėrsa kryeqindėshi Marceli, i cili ishte i krishterė nuk dėshironte tė vazhdonte shėrbimin ushtarak sepse ishte detyruar tė adhuronte kultet pagane. Diokliciani qė nė vitin 300 kishte urdhėruar qė ushtarėt duhet t’u ofronin flijime hyjnive romake. Nė shkurt tė vitit 303 nė ditėn e hyjnisė Termin, Diokliciani shpall ediktin nė emėr tė katėr perandorėve qė tė rėnohen tė gjitha kishat e krishtera dhe tė digjen librat e shenjtė. Gjithashtu ndalohej edhe kryerja e riteve fetare.

U martirizuan disa zyrtarė tė oborrit perandorak si p.sh. Dhorotheu e Petri, Episkopi i Nikomedisė Autimon etj. Mbasi edikti ishte shpallur nė emrin e katėr sundimtarėve, pėrndjekje tė pėrgjakshme u bėnė dhe nė Thrakė, Egjypt, Palestinė, Iliri e deri nė Danub. Ndėrsa Konstanci, i cili sundonte nė Britani nė Gali, u mjaftua vetėm me mbylljen e rrėnimin e kishave.

Por nė vitin 303, me shpėrthimin e kryengritjes nė Siri dhe nė Armeni, ku tė krishterėt ishin nė numėr tė madh, Diokliciani shpalli ediktin e dytė, sipas tė cilit tė gjithė paria e kishės duhet tė burgoset. U burgosėn mjaft episkopė e priftėrinj. Mė vonė nė vitin 304 Diokliciani nxjerr njė edikt tjetėr, sipas tė cilit ata qė nuk flijojnė sakrifica para hyjnive duhet tė vdesin. Ky u quajt edhe "Edikti i Gjakut". U martirizua Anjeza dhe Anastasia nė Romė, Luēia nė Sirakuzė, Shėn Katerina nė Aleksandri, Shėn Gjergji, Shėn Dhimitri, Shėn Pandeleimoni, Shėn Varvara, etj.


Konstandini i Madh
kishte lindur mė 27 Shkurt tė vitit 272, nga njė familje fisnike Iliriane nė Naissus tė Dardanisė (Nishi i sotėm). I ati i tij Kostanti, ishte nė kohėn e Dioklicianit njeri prej dy Ēezarėve, qė mbretėronte nė Galinė, Britaninė e madhe dhe Spanjėn. Prindėrit e tij, Konstant Klori dhe Helena ishin paganė. E ėma ishte provinciale nga qyteti Drepanum, nga pjesa Lindore e Perandorisė. Por nė vitin 293 kur Diokliciani  caktoi si Ēezar Konstant Klorin, e detyroi qė ta ndante gruan e tij Helenėn, me pretekstin se martesa e oficerėve tė lartė me gra provinciale nuk ishte e lejuar dhe kėshtu Konstanti martohet me Theodhorėn, tė bijėn e Maksimianit. Konstandini u dėrgua tė edukohej nė oborrin e Dioklicianit. Nė fakt atje mbahej si peng. Mbas vdekjes sė Dioklicianit dhe Maksimianit, dy Ēezarėt, Galeri dhe Konstant Klori u ngritėn nė shkallėn e Augustėve. Nė kėtė kohė, nė vitin 305 Konstandini kthehet tek babai i tij. Por mė 25 Korrik tė vitit 306 i vdes babai, Konstanti nė Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila pėrbėhej kryesisht nga Ilirė (306).

Ndėrkohė Galeri, i cili e konsideronte veten si perandori i parė, kishte caktuar dy Ēezarė: Maksimian Daia pėr Lindjen dhe Severin pėr Perėndimin, me Romėn kryeqytet. Por Severi u pėrmbys nga njė kryengritje e gardės pretoriane dhe u zėvendėsua nga Maksenti, i biri i Maksimianit. Maksenti hyri shpejt nė konflikt me babanė e tij dhe Maksimiani gjeti strehė tek Konstandini, duke i dhėnė pėr grua tė bijėn Faustėn. Martesa e tyre u bė nė Arles tė Galisė. Por Maksimiani duke bashkėpunuar me tė bijėn, thuri njė komplot ndaj Konstandinit. Komploti u zbulua dhe Maksimiani u dėnua  mė 310. Galeri i informuar pėr ngjarjet qė turbullonin perandorinė e Perėndimit, caktoi Liēinin si perandor. Konstandini, nė vitin 311 bashkohet me Liēinin dhe niset drejt Romės, nė luftė me Maksentin.

Mbasi kapėrceu alpet nė shtator 312, ai pushtoi me lehtėsi qytetet e Italisė sė Veriut dhe erdhi deri nė rrethinat e Romės, ku Maksenti kishte pėrqėndruar forca tė mėdha ushtarake. Pėrpara betejės, teksa po vėshtronte hordhitė armike, tek ura e Milviut, ndonėse ishte mesditė, Konstandini pa njė vegim. Nė qiell u shfaq njė kryq, rreth tė cilit ishte shkruar (en tuto nika) “me kėtė do tė fitosh”. Eusebio i Qesarisė na thotė se po atė natė ju shfaq vetė Krishti nė ėndėrr dhe e urdhėroi tė bėnte njė kryq tė ngjashėm me atė qė kishte parė nė vegim dhe ta vendoste nė flamurėt qė paraprinin ushtrinė, nė vend tė shqiponjave perandorake. Shenja e fitores shkėlqeu pėrsėri nė qiell dhe Konstandini besoi me gjithė shpirt se Jisu Krishti, ishte i vetmi Perėndi i Vėrtetė. Me betejėn vendimtare tė Milviut, mė 28 tetor 312 ishte pikėrisht Kryqi, qė i dha fitoren. Duke falenderuar Perėndinė pėr kėtė fitore, Konstandini bėri njė hyrje triumfale nė Romė. Ai urdhėroi qė nė monumentet kryesore tė qytetit tė vihej Shenja e Kryqit. Gjithashtu u ngrit edhe njė statujė e Perandorit, e cila e paraqiste atė duke mbajtur Kryqin nė dorė, si shenjė e fitores dhe emblemė e autoritetit tė tij marrė nga Krishti. (17)


Perandori Anastas (491-518), i cili hipi nė fronin perandorak nė vitin 491 kishte lindur nė Durrės. Anastasi e rrethoi Durrėsin me mure, duke ndėrtuar kėshtjellėn e famshme me tre mure rrethuese dhe katėr kulla. Gjithashtu ndėrtoi edhe hipodromin. Ai sundoi gati 20 vjet dhe pėrmendet pėr disa reforma. Anastasi bėri reformimin e taksave, tė cilat nuk do tė mbidheshin si mė parė nga kėshillat, por nga nėnpunėsit e financės tė emėruar nga prefekti pretorian. Gjithashtu ai bėri edhe reformėn monetare duke vėnė nė qarkullim monedhat prej bronxi nė vend tė atyre prej bakri. Nė kohėn e sundimit tė Perandorit Anastas u ndaluan ndeshjet midis gladiatorėve nėpėr amfiteatre. Anastasi vdiq mė 1 korrik tė vitit 518. Ai pėrmendet nė histori pėr ndėrtimin e murit tė gjatė pėrreth Konstandinopojės. (18)


Perandori Justinian (527-565) kishte lindur nė Dardani tė Ilirisė nė vitin 482 dhe ishte nipi i perandorit Justin. Nė vitin 527 kur Justini u sėmur, shpalli nipin e tij Justinianin si bashkėperandor. Nė atė kohė Justiniani u njoh me Theodhorėn, e cila ishte aktore cirku. Por ligji nė atė kohė e ndalonte qė njė funksionar i lartė tė martohej me njė grua qė i pėrkiste rangjeve tė ulta. Perandori Justin duke parė dashurinė qė kishte nipi i tij pėr Theodhorėn i dha kėsaj tė fundit njė ēmim tė lartė. Mė pas ai nxori njė dekret, nė tė cilin theksohej se njė funksionar i lartė mund tė martohej me njė aktore, nėse kjo e fundit zotėronte ndonjė ēmim tė lartė.

Justini disa muaj mė vonė vdiq dhe Justiniani bėhet perandor. Ai tregoi njė aktivitet tė jashtėzakonshėm nė tė gjitha fushat: nė administrimin e perandorisė, diplomaci, ushtri, art, drejtėsi si dhe nė ēėshtjet fetare. Ai kishte njohuri tė thella teologjike dhe ka hartuar vetė shumė traktate dogmatike dhe himne tė kishės. Iniciativat fetare tė tij ishin nga mė tė ndryshmet: shkarkoi papė, mori pjesė nėpėr diskutime teologjike, dėnoi dhe ekzekutoi shkrimet e heretikėve si dhe botoi urdhėresa dogmatike qė pėrcaktonin besimin orthodhoks.

Shėn Justiniani e ē'rrėnjosi pėrfundimisht paganizmin dhe i luftoi pandėrprerė herezitė. Ai ishte iniciatori i thirrjes sė Sinodit tė V-tė Ekumenik. Njė kontribut tė madh ai dha edhe nė ndėrtimin e kishave, mė madhėshtorja e tė cilave ishte Shėn Sofia nė Konstandinopojė. Tradita thotė se kur pėrfunduan punimet, Justiniani hyri vetė i pari duke thėnė: "Tė munda o Sollomon". Vepėr e pėrkujdesjes sė Justinianit ėshtė edhe Manastiri i Shėn Ekaterinės nė Malin e Sinait. Gjithashtu ai ndėrtoi Kishėn e Shėn Marisė nė Labovėn e Kryqit, ku sipas traditės thuhet se Justiniani i dhuroi kėsaj kishe njė pjesė nga Kryqi i Krishtit.

Nė gjithė aktivitetin e tij, ai u inkurajua nga bashkėshortja Theodhora, e cila fjeti mė 28 qershor tė vitit 548. Ndėrsa Justiniani fjeti mė 14 nėntor 565. Kisha i ka renditur ndėr radhėt e shenjtorėve dhe i kremton mė 14 nėntor. (19)


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.